Robert Lewandowski, në përfundim të këtij sezoni i ka bërë të ditur klubit të Bayern Munich, dëshirën e tij për tu larguar.
Madje agjenti i Lewandowski ka ngulmuar disa herë që klubi ta nxirrte klientin e tij në shitje, por kërkesa nuk është pranuar.
Megjithatë mesa duket Lewandowski është bërë pishman dhe së fundmi ka kërkuar mbështetje nga Bayern.
Sipas mediave gjermane vendimi i tij për tmos u larguar ka ardhur pasi nuk kishte oferta konkrete për të marrë shërbimet e tij nga klubet e tjera.