Ditëve të fundit u përfolën shumë negociatat mes Liverpoolit dhe Romës për transferimin e Allison Becker. 

Kërkesa të ndryshme të Romës, oferta tjera nga Liverpooli, i kanë vonuar gjërat deri sot.Para pak çastesh mediat italiane, La Stampa dhe Sky Italia raportojnë për arritjen e marrëveshjes mes dy klubeve për shifrën e 75 milionë euro.

Nga 75 milionë, 60 milionë do t’iu paguhen klubit romak derisa 15 milionë të tjerë do të jenë bonuse.

Ky pritet të jetë transferi i rradhës i Liverpoolit, derisa për Romën do të jetë një hendikep i madh, kur e kemi parasysh formën që e ka kaluar braziliani sezonin që lamë pas.

Previous Next