Mbrojtësi i krahut të majtë ka pasur një sezon të vështirë me Manchester United.
Luke Shaw i ka të qarta idetë për të ardhmen e tij. Mbrojtësi dëshiron të qëndrojë te Manchester United duke refuzuar ofertën e Liverpool.
Shaw kërkon të bindë trajnerin Jose Mourinho se është një futbollist i denjë për fanellën e “Djajve të Kuq”.
23-vjeçari është pjesë e Manchester United qe prej 2014, por gjatë këtyre viteve për shkak të dëmtimve nuk ka arritur të tregojë potencialin e tij të vërtetë.
Kontrata e futbollistit me Manchester United përfundon në 2019 dhe Shaw ka në dispozicion një vit kohë për ta bindur Mourinhon t’i ofrojë rinovimin e kontratës, në të kundërtën ai do të largohet si futbollist i lirë nga Old Trafford.