Pas transferimit të Ronaldos te Seria A, pranë klubit të Juventus një tjetër lojtarë i Real Madrid mendohet se do të transferohet po tek Juventus. 

Bëhet fjalë për shokun e ngushtë të Ronaldos, mbrojtësin e krahut të djathtë, Marcelo.

Marcelo është kërkuar shumë ditët e fundit edhe nga tifozët e Juventus të cilët kanë thyer rrjetin me komentet dhe me hashtagun #Marcelo.

Por dyshimi shtohet akoma më shumë ku në një postim të Marcelos për Ronaldon ai në fund shkruan: "Së shpejti do të jemi bashkë sërish".

Kjo frazë e Marcelos është përdorur si një sinjal se ai dhe Ronaldo do të luajnë bashkë sërish dhe ai së shpejti do ti bashkohet Juventus.

Previous Next