Franca ditën e sotme do të përballet me Kroacinë për finalen e Botërorit "Russia 2018".

Sigurisht shpresat e Francës janë te yjet e skuadrës ku një ndër ta shtë edhe 19-vjeçari Kylian Mbappe.

Mbappe në një intervistë të dhënë për “Le Monde”, ka deklaruar se do të japë shpirtin në fushë për Kupën e Botës.

Ai shihet i një super talent dhe është berë në një nga futbollistët më të kërkuar të momentit.

Por Mabappe thotë se ky talent nuk ra i gjithi nga qielli, por është rezultat i shumë vuajtjeve dhe sakrifice.

"Festoj në këtë mënyrë sepse dua që golave të mi t’u bashkëngjis edhe markën, apo “shenjën” time. Më vjen disi spontane të festoj ashtu, por nuk e bëj për t’u mburrur. Përkundrazi, kam sakrifikuar shumë gjithë jetën time për të arritur deri këtu ku jam".

Previous Next