Trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho e ka mahnitur paraqitja e mbrëmshme e Ivan Perishiçit, kundër Anglisë.

Mourinho ka thënë sot se paraqitja e tij, ka treguar se pse ai dëshironte të nënshkruante me yllin e Interit.

29 vjeçari shënoi një gol dhe bëri një asist për sulmuesin e Juventusit Mario Mandzukiç në kohën shtesë që Kroacia e fitojë më rezultat 2-1.

“Perishiç është ai tipi i anësorëve që është ndryshe prej të tjerëve. Normalisht ju i shikoni anësorët sot dhe ata janë të shpejt dhe kreativë. Por  ai është fizikisht shumë i mirë dhe fantastik në ajër”, tha Mourinho.

Previous Next