Drejtuesit e klubit francez janë të bindur se Neymar do të qëndrojë te PSG.

Kampionët e Ligue 1 po mundohen të mbajnë në skuadër dy super yjet, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Të dy futbollistët po kërkohen me ngulm nga Real Madridi, por sipas drejtorit
sportiv të PSG-së, Luis Fernandes, klubi do t’i mbajë yjet në ekip.

“Neymar ka vendosur për të qëndruar te PSG”, ka thënë Fernandes për gazetën
Marca. “Ai dëshiron të ketë suksese këtu, pas zhgënjimit në Kampionatin Botëror. Mendoj
se Neymar kërkon të fitojë trofe me Parisin”, ka theksuar ai.

Neymar është blerë një vit më parë nga PSG, për 222 milionë euro.

Previous Next