Niko Kovaç, trajneri i kampionëve të Bundesligës, u tha gazetarëve kur u pyet përsëri për të ardhmen e James: “Unë vetëm e di se ne kemi një marrëveshje huazimi e cila është e vlefshme”.

"Ajo do të përfundojë vetëm nëse e blejmë atë - ose nuk do të përfundojë fare. Pra, për momentin duket sikur ai do të qëndrojë”.

"Ka gjithmonë shumë thashetheme në media".

Ndërkohë, James ka deklaruar rregullisht se është i lumtur në Gjermani dhe u ka thënë gazetarëve para se të nisej në Rusi se ishte preferenca e tij për të qëndruar me Bayernin.

"Është një ligë e mirë këtu në Gjermani, stadiumet janë plot. Kam ardhur këtu me një perceptim tjetër. Jam mirë, shpresoj të qëndroj këtu. Ndihem shumë mirë", tha James.

Previous Next