Skuadra nga Londra sot ka ndarë rrugët me trajnerin italian, Antonio Conte, i cili drejtoi ‘Blutë’ për dy sezone, ku ia doli të fitojë titullin e Premier Ligës dhe të Kupës FA.

Numri i trajnerëve të shkarkuar nga Chelsea në sezonet e fundit nuk ka qenë i vogël, shkarkime të cilat iu kanë kushtuar edhe në aspektin financiar.

Vetëm në epokën e Roman Abramovich janë shkarkuar nëntë trajner, ku Chelseas i kanë kushtuar 105 milionë euro.

Previous Next