Willian drejt largimit nga Chelsea dhe transferimit te Barcelona. Barcellona synon Willian, por kërkesa e Chelsea për të lënë të lirë futbollistin konsiderohet shumë e lartë nga “blaugranat”. Për kartonin e brazilianit, “blutë” e Londrës kërkojnë 80 milionë Euro. Për t’iu afruar shumës së kërkuar nga klubi anglez, spanjollët po vlerësojnë mundësinë e përfshirjes në tratativë të lojtarëve, të cilët nuk konsiderohen primarë për projektin e trajnerit Ernesto Valverde për të ardhmen, transmeton “SS”. Lojtarët që pritet t’i ofrohen Cheslea në shkëmbim të Willian janë Andre Gomes, Paulinho dhe Rafinha, që sezonin e kaluar luajti i huazuar tek Interi.