Pogba pas një sezoni jo shumë të mirë me Manchester United është lidhur shumë me një largim të mundshëm nga kjo skuadër. 

Sipas “Mirror”, Pogba ka një dëshirë rikthimi te klubi i Juventus dhe gjithashtu edhe bardhezinjtë po punojnë për ta financuar kthimin e tij me disa shitje të rëndësishme.

Sipas po të njëjtit burim Juventus kërkon të grumbullojë rreth 225 milionë euro nga shitjet e Miralem Pjanic (Manchester City), Gonzalo Higuain (Chelsea ose Milan), Daniele Rugani (Chelsea) dhe Mattia Caldara (Milan ose Chelsea).

Por gjithashtu Juventus duhet të ket parasyshë se merkatoja në Angli mbyllet më 9 gusht, dhe kanë mbetur vetëm 10 ditë që Juve të bëjë lëvizjen e madhe.

Previous Next