Kroacia do të përballet ditën e sotme me Francën për të ngritur lartë Kupën e Botës. 

Kroacia vjen për të shkuar histori dhe për të sjellë për herë të parë Botërorin në Kroaci dhe në Ballkan.

Lojtarët kroat kanë vërtetuar se janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për të fituar këtë kupë dhe janë në rrugë të mbarë deri më tani.

Së fundi edh Ivan Rakitic ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga futbolli po qe nevoja.

“Unë do ta lija me kënaqësi futbollin të hënën nëse ky do të ishte çmimi që më duhet të paguaj për vendin tim që të fitojë Kroacia. Vetëm shikoni se çfarë po ndodh gjatë muajit të fundit në vendin tonë: gëzim, bashkim, unitet, krenari. Ka një unitet në këtë skuadër të Daliçit. Mendoj se të gjithë ne e meritojmë këtë. Jo vetëm 23 lojtarët dhe stafi, por edhe populli ynë 4.5 milionësh në shtëpi. Nëse do të kishte një stadium me kaq vende, atëherë do të ishte i gjithi plot”, tha mesfushori i Barçës, i cili ka luajtur 70 ndeshje këtë sezon për klubin dhe kombëtaren.

“Unë mendoj se 100 milionë njerëz do të bëjnë tifo për ne. Kam marrë mesazhe nga Argjentina, Spanja, Gjermania, nga të gjitha vendet e botës. Kemi mbërritur në çdo zemër”

Previous Next