Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se 22 vite të kaluara te ky klub ishin një gabim, pasi që ishte ndjerë sikur ishte “i burgosur në vetë sfidën e tij”.

Pasi që kishte punuar shumë në rindërtimin e skuadrës, francezi e kishte pasur të vështirë që t’i këpuste lidhjet.

“Ndoshta që qëndrova 22 vjet te i njëjti klub”, ka thënë Wenger për RTL kur u pyet për gabimin më të madh në karrierën e tij.

“Jam dikush të cilit i pëlqen që të lëvizë shumë, por po ashtu më pëlqen një sfidë. Kam qenë i burgosur i vetë sfidave të mia në disa raste”.

Previous Next