Referuar asaj që raporton Gianluca Di Marzio, Milan ka ringjallur interesimin për shërbimet e Samu Castillejo, futbollist i Villarreal.
Klubi spanjoll e vlerëson anësorin në shumën e 25 milionë euro, por kuqezinjtë kanë diçka tjetër në mëndje, më mirë se blerjen direkt të futbollistit të Villarreal.
Oferta që kanë përgatitur drejtuesit e Milan për Villarreal është 18 milionë euro plus kartonin e sulmuesit Carlos Bacca.
Në fakt kuqezinjtë kërkojnë të sigurojnë huazimin e futbollistit me të drejtë blerje, ndërsa klubi spanjoll në këtë moment nuk është i gatshëm të zbresë poshtë shumës 25 milionë.
Ja pse Leonardo dhe Maldini tashmë i janë future punës për çbllokimin e tratativës.