Mateo Kovacic ka kërkuar të largohet nga Real Madridi, kështu ka thënë trajneri i Los Blancos, Julen Lopetegui.
Pas ndeshjes me Romën, ku Real Madridi fitoi 2-1 me golat e Marco Ansensio dhe Gareth Bale – Lopetegui zbuloi se Kovacic ka kërkuar largimin, ndërsa për Luka Modricin përsëriti atë që kishte thënë ditë më parë “do të qëndrojë”.
Kovacic po kërkohet nga Chelsea dhe mund të huazohet në Londër, ndërsa për Modricin po insiston Interi.
“Është e vërtetë se Mateo ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Ndërsa unë i kam treguar se e dua në skuadër. Nëse shkon, do të shohim si do t’ia bëjmë”, u shpreh trajneri i Realit.
“Po kërkojmë për një lojtar të nivelit të Kovacic, që është një futbollist i nivelit të lartë. Për të konkurruar në të gjitha garat, kemi nevojë për një skuadër të madhe”.
“Sa i përket Modricit, jam përgjigjur ditë më parë dhe nuk ka asgjë tjetër të re lidhur me këtë”, shtoi mes tjerash ai.