Ish-sulmuesi i Interit, Adriano, ka pranuar se kishte shkuar i dehur në stërvitje duke thënë se vddekja e babait kishte lënë një zbrazëti të madhe në jetën e tij.

Braziliani ishte njëri prej lojtarëve më premtues në Evropë, mirëpo pasi ndërroi jeté babai i tij, bëri që ai të binte në depresion dhe të jepej pas alkoolit. Edhe legjenda e Nerazzurëve, Javier Zanetti, kishte thënë se dështimi i tij më i madh ka qenë mosarritja që t’ia ndryshonte mënyrën jetësore ‘Perandorit’.
“Vetëm unë e di sa kam vuajtur. Pasi shkoi babai, më la me një zbrazëti të madhe, ndihesha krejt i vetëm. Pas kësaj gjithçka shkoi keq, sepse e izolova veten. Isha vetëm në Itali, i pikëlluar dhe në depresion, pastaj fillova të pija. Isha i lumtur vetëm kur pija, e bëja për çdo natë. Pija gjithçka që më zinin duart: verë, uiski, vodka, birra. Shumë birra. Nuk e ndalja pijen dhe në fund mu desh të largohesha nga Interi. Nuk dija si ta fshihja, shkoja i dehur në stërvitje. Nuk mungoja kurrë, edhe kur isha krejtësisht i dehur dhe stafi mjekësor duhej të më dërgonte të flija në infermieri. Interi i thoshte shtypit se kisha probleme muskulore”.
“Më vonë e kuptova se problemi ishte te njerëzit rreth meje, miqtë që nuk bënin asgjë, por më dërgonin në ndeja me femra dhe alkool, ku nuk mendoja për asgjë”.
“Duke u kthyer në Brazil, humba miliona, por e rigjeta lumturinë”, ka thënë Adriano në një emision televiziv të R7.

Previous Next