“E vërteta është se Malcom nuk shkoi te Roma, sepse ata nuk u sollën mirë me ne".
Agjenti i Malcom ka folur rreth tradhtisë që ia bënë Romës, duke kaluar te Barcelona.
Leonardo Cornacini deklaroi se Roma u soll keq me të dhe lojtarin.
Përfundimisht ai thotë se Malcom është i lumtur që kaloi te Barca.
“E vërteta është se Malcom nuk shkoi te Roma, sepse ata nuk u sollën mirë me ne. Po punonim edhe për Fuzato, që është një lojtar që ne përfaqësojmë”, deklaroi Cornacini.
“Më pas, Roma e arriti marrëveshjen me një ndërmjetës tjetër. Le ta themi se kjo na irritoi”.
“E vërteta është se mënyra si u soll Roma ne bëri që të mos mendoheshim asnjë sekondë kur folëm me Barcelonën. Edhe Malcom është shumë i lumtur për atë që ndodhi”, shtoi ai.