Carlo Ancelotti ka nisur sezonin në mënyrë fantastike te Napoli. Napolitanët kanë dy fitore në po aq lojë të luajtura nën drejtimin e trajnerit të ri italian. 

Por, në këtë formë nuk e kishte nisur kampionatin gjerman me Bayer Munichun. Ai thotë se kampionët gjerman nuk deshën të ndryshonin filozofinë e lojës së tyre, gjë që solli dështimin në këtë ekip.


“Përvoja në Bayern ishte pak e pazakontë”, ka thënë Ancelotti për Dazn. “Gjërat nuk po shkonin keq, fituam gati të gjitha lojërat në shtator. Kishte probleme në filozofi: ata nuk donin të ndryshonin. Unë po”, ka thënë italiani. Ndryshe, Napoli gjatë fundjavës është mysafire e skuadrës së papërshtatshme të Sampdorias.

Previous Next