Arrihet marrëveshjes mes Atletico Madrid dhe kapitenit Diego Godin për rinovimin e kontratës.

Lajmin e ka bërë të ditur “Marca” që shkruan se uruguaiani, që në qershorin e ardhshëm do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale, do të firmosë deri në vitin 2021 me skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone.
Shumë shpejt do të vijë zyrtarizimi.
Atletico Madrid ka vendosur në këtë mënyrë të shpërblejë mbrojtësin pasi ky i fundit refuzoi ofertat e Juventus dhe Manchester United gjatë kësaj vere, që ishin të gatshëm të paguanin klauzolën prej 20 milionë eurosh, që prishte kontratën e tij me “Los Colchoneros”.
Godin, që luan me Atletico që kur u ble nga Benfica në vitin 2010, do të ketë një klauzolë të re prej 50 milionë eurosh.

Previous Next