Ndërkohë që për lojtarët shpenzohen shifra të çmendura, edhe për trajnerët kanë filluar të paguhen shuma të larta, por ka edhe përjashtime si ky i Bayern Munich.

Asistenti i trajnerit aktual Niko Kovac, vëllai Robert, ka ardhur me një çmim ofertë te Bayern.
Rekordmenët gjermanë kanë shpenzuar vetëm 1 euro për vëllain e trajnerit, me paratë që i ka marrë ish-ekipi Eintracht Frankfurt.
Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i Frankfurt Fredi Bobic për Bild: “Po, është e vërtetë. Mund të kishte qenë edhe zero, por në mënyrë simbolike e lamë 1 euro.
“Diçka normale, por që tingëllon për të qeshur,” shprehet Bobic.
Vëllezërit Kovac janë transferuar në Munich këtë verë. Ata kishin një kontratë deri më 2019 te Frankfurt. Niko i ka kushtuar Bayern-it 2.2 mln euro, ndërsa vëllai i tij vetëm 1 euro.

Previous Next