Pa Valon Behramin dhe Blerim Xhemailin do të paraqitet kombëtarja e Zvicrës në ndeshjen e Ligës së Kombeve dhe në një miqësore futbolli.

Behrami është i pensionuar para pak kohe, ndërsa emër i ri në kombëtare është sulmuesi 21-vjeçar nga Kosova, Albian Ajeti, që luan për Baselin, njëherësh shënuesi më i mirë për edicionin e kaluar në Superligën e Zvicrës. Përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës ka ftuar katër shqiptarë, si gjithmonë yllin Xherdan Shaqirin, Granti Xhakën, po ashtu Admir Mehmedin cili mungoi një kohë shkaku i lëndimit, si dhe emri më i ri është Albian Ajeti, që mund të vlerësohet si “bombë” ftesë.

Previous Next