Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e para të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve. 

Franca janë pjesë e një grupi shumë interesant dhe të vështirë me Gjermaninë dhe Holandën.


Deschamps për këto dy ndeshje ka vendosur t’iu besojë lojtarëve që e shpallen Francën kampione të botës në Rusi këtë verë. Nga 23 që ishin në turne, vetëm Steve Mandanda është lënë jashtë listës pas një lëndimi, me Benoit Costil që e zëvendëson atë. Skuadra e plotë e Francës: Portierë: Alphonse Areola [Paris Saint-Germain], Benoit Costil [Bordeaux], Hugo Lloris [Tottenham Hotspur] Mbrojtësit: Lucas Hernandez [Atletico Madrid], Benjamin Pavard [Stuttgart], Samuel Umtiti [Barcelona], Presnel Kimpembe [Paris Saint-Germain], Adil Rami [Marseille], Raphael Varane [Real Madrid], Benjamin Mendy [Manchester City] Djibril Sidibe [Monako] Mesfushorët: N’Golo Kante [Chelsea], Paul Pogba [Manchester United], Blaise Matuidi [Juventus], Corentin Tolisso [Lyon], Steven Nzonzi [Roma] Sulmuesit: Moussa Dembele [Barcelona], Antoine Griezmann [Atletico Madrid], Florian Thauvin [Marseille], Nabil Fakir [Lyon], Olivier Giroud [Chelsea], Kylian Mbappe [Paris Saint-Germain]. Ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, Franca e zhvillon më 6 shtator ndaj Gjermanisë në udhëtim, ndërsa më 9 shtator pret Holandën.

Previous Next