Rio Ferdinand ka lartësuar sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Agueron, duke e cilësuar si më të mirin në Premier Ligë.
Sulmuesi argjentinas ishte vendimtar në fitoren e Manchester Cityt në Superkupën e Anglisë me dy gola të shënuara.
Manchester City fitoi titullin e pestë të Superkupës duke e mposhtur 2:0 Chelsea.
Pas ndeshjes, Ferdinand për ‘BTSports’, ka thënë se Aguero është sulmuesi më i mirë në Premierligë.
“Aguero është sulmuesi më i mirë në Premierligë. Do ta zgjedhja atë edhe para Kane”, ka deklaruar Ferdinand.
