Valon Behrami, mesfushori i njohur shqiptar, ka thënë se është përjashtuar nga kombëtarja zvicerane nga përzgjedhësi Vladimir Petkovic.
Madje, Behrami thotë se kanë qenë arsyet politike ato që kanë bërë që ai të përjashtohet nga kombëtarja zvicerane, dhe ashtu nuk mendon Petkovic.
E trajneri Petkovic, para mediave ka thënë se gjithcka është vendim sportiv, duke i mohuar deklaratat e Behramit.
“Është vetëm vendim sportive. Asgjë tjetër”, ka thënë trajneri Petkovic per “RSI Sport”.