“Po të mos bëhej fjalë për Manchester United, do të isha larguar”.
Kështu mësohet se u është shprehur Jose Mourinho miqve të tij më të ngushtë, lidhur me fushatën e varfër të blerjeve të Manchester United në tregun e kësaj vëre.
Sipas “Daily Mirror”, trajneri portugez është shumë i mërzitur, pasi nuk ndien mbështetjen e zëvendëspresidentit ekzekutiv, Ed Woodward, i cili nuk u është përgjigjur kërkesave të Mourinhos për përforcimet e nevojshme, që do ta bënin skuadrën e “Djajve të Kuq” më konkurruese për titullin e Premier League-s.
“Do të braktisja çdo klub tjetër”, ka këmbëngulur ‘Special One’, që është në vitin e tij të tretë në krye të Manchester United.
Pavarësisht marrëdhënieve të tendosura, Mourinho nuk ka ndërmend të largohet nga “Old Trafford”, sepse ndien mbështetjen e tifozërisë.