Eden Hazard nuk është kthyer me kohë te Chelsea.

Belgu ka vazhduar më tepër se që planifikohej pushimet pas Botërorit.

Kjo ka shkaktuar probleme te skuadra, ani pse trajneri Maurizio Sarri ka dhënë një përgjigje diplomatike.

“Ne ende nuk kemi biseduar për kontratën e tij, kemi biseduar vetëm kur më kërkoi që të shtynte edhe disa ditë pushimet. Për mua kjo nuk përbën problem”, tha Sarri.

Hazard prej kohësh kërkon largimin nga Chelsea, por klubi nuk e lejon një gjë të tillë.

Belgu ka kërkuar të transferohet te Real Madridi.

Previous Next