Igli Tare e ka dëshmuar edhe në këtë afat kalimtar se është një nga drejtorët më të mirë në futbollin evropian.
Ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka arritur që të mbajë në skuadër njërin nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, serbin Milinkovic Savic.
Tare pritet të takohet sot me lojtarin dhe agjentin e tij, ish yllin serb, Matea Kezman ku pritet të nënshkruhet kontrata e re.
Tare kishte thënë se pranon shitjen e Savic vetëm nëse ndonjë skuadër është e gatshme të bëjë ofertë të çmendur për të.
PSG, Manchester United, Juventus, Milan ishin vetëm disa nga skuadrat e interesuara për të.