Ivan Perisic ka lënë hapur derën e një largimi nga Interi, duke thënë se do të mirëpresë mundësinë për të luajtur në Premier League dhe La Liga në të ardhmen, edhe pse momentalisht ndihet i lumtur te skuadra italiane.

“Vitin e kaluar kam nënshkruar marrëveshje të re pesëvjeçare me Interin, duke gëzuar një status të madh në klub”, ka thënë fillimisht Perisic.

“Është e vërtetë se Interi nuk ka pasur rezultatet që duhet t’i ketë që nga viti 2010, ka pasur disa probleme, vendime të këqija, por disi ndjehem se jemi në rrugën e duhur për t’u kthyer në lavdinë e vjetër”.

“Kam dëgjuar për disa klube që më duan mua, por ata duhet të bisedojnë me klubin tim dhe vetëm pas kësaj unë mund të bashkohem me negociatat dhe të vendos”.

“Nëse do të ndryshoja klubin, mund të ishte vetëm për një ligë të lartë dhe klub më të mirë”.

“Vetëm Zoti e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, jam i lumtur te Interi, por ne të gjithë e dimë se gjithçka është e mundur në futboll”.

“Sinqerisht, do të dëshiroja të provoja veten në të gjitha ligat më të mëdha, por pyetja është se a do të kem kohë, jam 29 vjeç dhe punoj që të zgjas karrierën time për aq kohë sa të mundem”.

“Po, do të doja të luaja në Angli dhe Spanjë, por nuk e di nëse ka mjaft kohë”, përfundoi ylli kroat.

Previous Next