Miralem Pjanic është shumë pranë rinovimit me Juventusin, pavarësisht raportimeve për interesimin e klubeve më të mëdha të Evropës, në veçanti të Real Madridit.

Mesfushori ka mbajtur një takim me agjentin e tij, ku diskutoi në lidhje me të ardhmen, gjë për të cilën kanë qenë të informuar edhe drejtuesit e Juves.




Kësisoj, te “Zonja e Vjetër”, po përgatiten t’i ofrojnë rinovim të majmë boshnjakut, që aktualisht përfiton 4.5 milionë euro në sezon deri në vitin 2021.

Agjenti i lojtarit, Fali Ramadani, i ka prezantuar Juves një kërkesë prej 8 milionë eurosh në sezon ndërkohë që bardhezinjtë kanë ofruar 6.

Mes palëve ka optimizëm dhe marrëveshja  duket afër për ta vazhduar kontratën e lojtarit, të paktën deri në vitin 2022.

Previous Next