Të enjten e 30 gusht do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve e cila do të përcaktojë edhe përballjet për sezonin e ri në eventin madhështor të klubeve europiane. 

Duke parë skuadrat dhe renditjet e tyre në grupe, mund të ketë shumë kombinime për 'grupin e ferrit'. Një kombinim interesant që shorti do të mund të sillte, është një grup me Real Madrid, Borussia Dortmund, Liverpool e Inter. Një kombinim tjetër do të ishte si i pari por vetëm me Barcelonën ose Atleticon në vend të Realit. Fakti se skuadra si Inter e Valencia janë në vazon e katërt si dhe Liverpool, Schalke e Monaco në vazon e tretë, është e pamundur që të shmanget ndonjë grup interesant, 'grup i ferrit'.

Previous Next