Liverpool e ka përfunduar sezonin parapërgatitor pa asnjë humbje, derisa kanë shënuar fitore kundër Torinos që e kanë mposhtur në Anfield me rezultat 3-1.

Skuadra e Jurgen Klopp ja ka dalur që ta përfundojë sezonin parapërgatitor pa asnjë humbje.




Ata sonte pritën në impiantin e tyre skuadrën italiane Torino, të cilën e mposhtën me rezultat 3-1.

Pjesa e parë filloj më mirë për Juventusin.

Në minutën e 15, Reds do të mund të kalonin në epërsi, pasi që fituan penallti.

Por, i sapoardhuri në Liverpool, braziliani Fabinho bëri një goditje tepër të dobët e cila përfundoj jashtë kornizave të portës.

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe Firmino shënon një gol të bukur në minutën e 21’të.

Tre minuta më vonë Liverpool do të shënonte përsëri, kësaj radhe me anë të një aksioni klasik shënoi Ëijnaldum.

Në pjesën e parë u shënua edhe një gol, kësaj radhe nga italianët.

Ka shënuar Belotti në minutën e 31’të, një gol me kokë.

Në pjesën e dytë prapë ishte Liverpool që dominoi takimin por goli i tretë për Reds erdhi tek në minutat e fundit, saktësisht në minutën e 87 ku golashënues ishte Daniel Sturridge.

Me këtë fitore, Liverpool hynë mjaft e motivuar në Premier Ligë, ku sezoni i ri fillon në këtë javë më 10 gusht.

Djemtë e Jurgen Klopp e presin të shtunën skuadrën e West Ham United, e cila është përforcuar shumë këtë verë dhe ka bërë transfere mbi 100 milionë funte.


Previous Next