Interi dhe Roma kanë qenë dy skuadra mjaft aktive në këtë merkato.

Kujtojmë që neroazzurët e gjallorosët, së bashku me Napolin dhe Juventusin do të jenë katër ekipet që do t’a përfaqasojnë Italinë në garën më të madhe për klube, Ligën e Kampionëve.




Andaj, të dyjat nuk po ndalen, duke u përforcuar maksimalisht para fillimit të edicioni të ri të garave. Interi më herët e ka kërkuar tejmase ish-lojtarin e saj, Mateo Kovacic, i cili edhe pas tre viteve nuk po arrin të gjejë vend në formacionin bazë të klubit mbretëror, kjo pasi konkurrenca në mesfushën e “Los Galakticos” është mjaft e madhe.

Së fundi raportohet se Reali i’a ka ofruar kroatin Romës, duke i vënë çmimin prej 60 milionë eurosh. Mbetet të shihet në javën që kemi hyrë, se cila do të jetë përgjigjia e drejtorit sportiv romak, Monchi.

Previous Next