Dejan Lovren nuk po mund të stërvitet me Liverpoolin.

Ai ka probleme të mëdha me stomakun e tij.
Kjo krejt pas Kupës së Botës, ku luajti me dhimbje.

“Nuk mund të stërvitem aspak, për shkak të problemeve me muskujt e stomakut. Po përjetoj shumë dhimbje dhe do të konsultohem me një specialist në Holandë. Kur filloi ky problem? E ndjeva gjatë Kupës së Botës”, rrëfeu Lovren.

“Kam luajtur me dhimbje dhe ato tre ndeshje më shkatërruan fare. Por kush nuk do të luante për Kroacinë në një kompeticion aq madhor! Pas përfundimit të Kupës së Botës, dhimbja u përkeqësua. Madje as nuk mund të ulem në makinë pa ndjerë dhimbje dhe kur dal nga makina më dhemb si dreqi”.

“Shtrëngoja dhëmbët për të luajtur me Kroacinë, por tani po paguaj çmimin. Por asnjë çmim nuk është shumë i lartë për atë që ne arritëm në Rusi”, shtoi ai.

Previous Next