Sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku ka mbrojtur “mentalitetin prej fituesi” të Jose Mourinhos pas formës së dobët në turneun parasezonal.

Menaxheri portugez që ishte pa ekipin e parë shkaku i angazhimit në Botëror, kritikoi ekipin e të rinjve derisa shprehu pakënaqësinë për mungesën e transferimeve.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë se luajmë këtë lojë për të mos humbur. E luajmë këtë lojë që të fitojmë”, ka thënë Lukaku.

“Kur humbim, nervozohemi. Kur ai është i pikëlluar, është një tip i personit që mund ta vëreni. Por duhet ta përkrahim sepse është menaxher dhe një trajner dëshiron fitoren. Nëse nuk mund ta përballoni këtë, mos i bëni pyetje sepse ai nuk mund ta fsheh personalitetin për të dhënë një pamje të mirë para publikut”, ka shtuar ai.

“Është mirë të luash me të. E shoh një tjetër pamje të tij dhe është shumë i mirë. Bëjmë shaka. Më këshillon dhe më dërgon video qesharake. Është njeri familjar. Kështu e njoh unë”.

Previous Next