Sulmuesi brazilian i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, e konsideron skuadrën e tij favorite për ta fituar titullin e Premierligës edhe këtë sezon.
Dje City siguroi trofeun e parë të sezonin, duke e fituar FA Community Shield kundër Chelseat.
Sezonin e kaluar, ata fituan Premierligën me 19 pikë më shumë se klubi në vendin e dytë, Manchester Unitedi.
Ylli brazilian Jesus, i cili së fundi ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me klubin, beson se City do ta mbrojnë titullin e fituar sezonin e kaluar.
“Manchester City mund të konsideroj favorit për shkak se jemi kampionët aktual”, ka thënë Jesus.
“Ne duhet të bëjmë atë që e bëmë sezonin e kaluar, dhe të mbajmë mend se gjërat e mira që ne kemi bërë dhe ato që fatkeqësisht nuk funksionuan. Ne duhet të mësojnë nga ato, dhe ta bëjmë këtë sezon më të mirë se të kaluarin”.


