Manchester United ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në ndeshjen hapëse të Premier Ligës.

‘Djajtë e Kuq’ kanë mposhtur 2:1 Leicester Cityn në ‘Old Trafford’.
Jose Mourinho e nisi këtë ndeshje me shumë mungesa në formacionin startues, por në fund arriti të marrë pikët e kërkuara.
Start më të mirë të kësaj ndeshje nuk kanë mundur ta mendojnë as tifozët e Manchester United, kur Paul Pogba shënoi për 1:0 në minutën e tretë nga penalltia.
Vazhdimi i ndeshjes solli lojë të barabartë, ku u shënuan edhe dy gola.
Luke Shaw në minutën e 83′, dyfishoi epërsinë për Unitedin.
Leicester City ngjalli shpresat kur Jamie Vardy shënoi për 2:1 në minutën e 92′, por kjo ishte e gjitha që bënë mysafirët.
Xhiron e ardhshme ‘Djajtë e Kuq’ udhëtojnë për t’u takuar me Brightonin.

Previous Next