Mbrojtësi kolumbian pritet t’i bashkohet skuadrës së Jose Mourinhos në ditët në vazhdim.

Manchester United është në kërkim të një qendërmbrojtësi, me kërkesë të trajnerit Jose Mourinho.

Pasi nuk arritën të bindin Tottenhamin për t’ua shitur Toby Alderwiereld, zyrtarët e “Djajve të Kuq”, tani kanë kthyer vëmendjen tek një lojtar tjetër.

Bëhet fjalë për mbrojtësin kolumbian të Barcelonës, Yerry Mina, me të cilin United ka arritur plotësisht akordin për transferim.

Sipas medieve angleze, tashmë mbetet që drejtuesit e Manchesterit të negociojnë çmimin me Barcelonën, që kërkon rreth 40 milionë euro për kartonin e tij, ndonëse e blenë vetëm 10 milionë në janar nga Palmeiras, ndërsa anglezët ofrojnë vetëm 30 për momentin.

Yerry Mina nuk arriti të bindë në Barcelonë, ku luajti në vetëm pesë ndeshje gjatë fazës së dytë.

Previous Next