Mesfushori në pronësi të Juventusit, Omar Toure, e ndajnë vetëm detajet e vogla për të firmosur me Kukësin.
Tri ditë më parë se klubi kishte arritur në parim marrëveshjen me lojtarin nga Guinea.
Tashmë mësohet se akordi mes lojtarit dhe Kukësit është i plotë, ndërsa OK-in për huazimin e tij e ka dhënë edhe Juventusi.
Ajo që ka mbetur për t’u zgjidhur është vetëm miratimi nga agjenti i lojtarit, i cili natyrshëm ka kërkuar pjesën e tij për të këtë transferim.
Gjithsesi, gjërat janë në rrugë të mbarë dhe zor se mund të prishen për këtë detaj.
19-vjeçari Omar Ture është një mesfushor shkatërrues tipik, i cili ka hedhur hapat e parë të karrierës tek Inter U-17.
Më pas guineasi kaloi te Juventus, pasi u pikas nga akademia e bardhezinjve.
Ture ka luajtur me skuadrën U-19 dhe Juventus B, që këtë sezon militon në Serinë C.
Ture është nën kontratë me Juven deri në verën e vitit 2019.
Niveli i tij mendohet se do të bëjë diferencën në kampionatin shqiptar, prandaj dhe Kukësi ka insistuar për të bindur lojtarin që të firmosë.