Portieri i Liverpool Simon Mignolet ka hedhur dyshime mbi klubin për mënyrën se si lejuan Karius të largohej teksa edhe ai donte të ikte nga Anfield. 

Belgu ishte kthyer në portierin e tretë të Të Kuqve, por tani është numri dy pas Alisson. “Më duket e çuditshme që Karius është huazuar ndërsa edhe unë kisha opsione për t’u huazuar diku. Por ishte e pamundur,” shprehet Mignolet për Het Laatste Nieuws.


“Transferimi i Karius nuk ndryshon asgjë për mua. Gjithmonë kam qenë i qartë: dua të luaj. “Të jesh numri 2 apo numri 3 nuk ka shumë rëndësi. Të luaj është gjëja më e rëndësishme për mua. “Askush nuk më ka thënë gjë pas largimit të Karius. Kështu që nuk e di si do të jetë e ardhmja ime te Liverpool. Do të shohim se çfarë do të ndodhë këtë javë.”

Në Spanjë, Gjermani dhe Francë kanë të drejtë të bëjnë transferime deri të premten.

Previous Next