Alvaro Morata nuk do të largohet nga Chelesea edhe pse u flit shumë për të.

Së paku sulmuesi spanjoll do të mbetet në Londër edhe për një vit.

Ka qenë vetë lojtari që ka konfirmuar qëndrimin e tij tek ish-kampionët e Anglisë.

Në një deklaratë dhënë për të përditshmen angleze ‘Daily Mirror’, Morata tha se i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron të qëndrojë aty.

“Të gjithë thonin se unë doja të largohesha nga Chelsea, se nuk isha i lumtur në Londër dhe gjëra të tilla”.

“Asnjëra nga këto nuk ka qenë e vërtetë. Kur të gjithë po flisnin për largimin tim un isha duke kërkuar një shtëpi në Londër”.

“I kam treguar drejtorëve të klubit dhe trajnerit se dua të qëndroj te Chelsea”.

“Gjithashtu klubi më ka konfirmuar se dëshiron të më mbajnë dhe jam i lumtur këtu”, deklaroi Morata.

Sulmuesi spanjoll edicionin e kaluar mbajti fanellën me numrin nëntë, por tani pas lindjes së binjakëve ka marrë numrin 29.

Previous Next