Alvaro Morata në një intervistë për britaniken “The Mirror”, rrëfen momentet e vështira që ka kaluar sezonin e kaluar tek Chelsea. 

Spanjolli ngjalli shumë entuziazëm kur firmosi me blutë e Londrës, dhe nisja atje ishte e mirë dhe me disa gola të shënuar, por në pjesën e dytë të sezonit, gjithçka u kthye në një makth për të.




"Kisha një bllokim në kokë, dhe nuk doja të flisja e të dëgjoja askënd. Thjesht doja të qëndroja në shtëpi. Me siguri që nuk ishte depresion, por ndoshta diçka e ngjashme me të. Në futboll, përveç aspektit fizik, shumë e rëndësishme është edhe psikologjia, dhe unë vuajta shumë nga ky aspekt vitin e kaluar, sepse erdha tek Chelsea me pritshmëri të mëdha, dhe me shumë presion mbi vete", shprehet fillimisht Morata.

"Do e kisha pasur më të lehtë ta largohesha nga Chelsea këtë sezon. Mund të rikthehesha në Itali, sepse edhe gruan e kam italiane, apo të shkoja në Spanjë, ku kisha shumë oferta edhe me më shumë para, por doja të luftoja. Dhe vendosa të qëndroj këtu.

Gjithsesi, tani Morata është bërë baba, dhe është më i lumtur: "Është ndjenja më e bukur në botë. Leonardo është i qetë, ndërsa Alesandro pak i çmendur. Gjëja e vetme që më shkon në mend tani është që kur të kthehem nga stërvitja, të shkoj në shtëpi tek fëmijët dhe gruaja ime".

Previous Next