Real Madrid duket se po vuan për transferime këtë verë dhe tani është gati të paguajë një shumë të majme për të rikthyer James Rodriguezin.

Kolumbiani është pjesë e Bayern Munich ( huazim) dhe marrëveshja e bënë lojtarin pjesë të bavarezëve për dy vite, me mundësi për blerje kurdoherë gjatë këtyre dy viteve.


Bayern mund ta blejë kartonin e lojtarit për shumën e 41 milionë eurove.

Por, me “ngecjen” e “mbretërve” në merkato, duket se ata janë të gatshëm ti paguajnë Bayernit rreth afër 40 milionë euro për ta prishur marrëveshjen e huazimit të kolumbianit.

Rodriguez pati performancë fenomenale me gjermanët dhe besohet se do të ishte përforcimi i duhur për “Los Blancos”.

Previous Next