Pas zërave për largimin e Luka Modriç nga Real Madrid drejt Interit, ka ardhur edhe reagimi i ekipit madrilen.

Sipas “La Gazzeta dello Sport”, Real Madrid është shprehur se kroati nuk do të largohet nëse nuk paguhet klauzola e tij me vlerë 750 milionë euro.“Nuk ka asnjë mundësi që Interi ta blejë Modriç, vetëm nëse lojtari shpreh dëshirën e tij për t’u larguar dhe kjo nuk ka për të ndodhur pas 6 sezoneve fantastike dhe marrëdhëniesh të mira mes palëve”, shkruan “La Gazzeta dello Sport”.

Previous Next