Shpesh herë kemi parë raste ku trajnerët bëjnë sjelljë të pahijshme gjatë lojës, ku kanë provokuar edhe sherr mes lojtarëve.

Por tashmë në Angli aty ku ka lindur edhe futbolli, kanë sjell disa risi për këtë çështje.
Trajnerët që do të abuzojnë në stolin e tyre gjatë sezonit të ardhshëm do të ndëshkohen nga arbitrat me të njëjtin sistem si futbollistët (kartonë të verdhë dhe të kuq) për të përmirësuar sjelljen e tyre.
Disa raste ku do të jepët kartoni i verdhë do të jenë në rastet kur godasin shishet e ujit apo duartrokasin arbitrin me ironi.
Dy kartonë të verdhë brenda një ndeshjeje janë një i kuq dhe kjo do të sjellë përjashtimin e menjëhershëm nga loja.

Previous Next