Luka Modric është një nga emrat që deri më tani i kanë munguar Real Madridit në turneun e Shteteve të Bashkuara.
Emri i lojtarit kohët e fundit është lakuar për një transferim te skuadra italiane e Interit.
Megjithatë, këto spekulime i hodhi poshtë presidenti i klubit madrilen duke thënë se “Modric nuk do të largohet nga Madridi për një euro më pak se 750 milionë euro të klauzolës”.
Edhe Julen Lopetegui, trajneri i Los Blancos llogaritë në shërbimet e mesfushorit që u bë së fundi nënkampion i Botës me Kroacinë.
Kjo ka bërë që zyrtarët e kampionëve të Evropës dhe Botës të ngritin rrogën e 32-vjeçarit për dy milionë euro.
Modric në dy vitet e ardhshme, aq sa ka kontratë deri në verën e vitit 2020, do të paguhet 10 milionë euro, gjegjësisht 20 milionë për dy vjet.
Ndryshe, kroati deri më tani ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm me Realin duke përfshirë Ligën e Kampionëve, La Ligën si dhe Copa del Rey dhe Kupën e Botës për Klube.