Transferimi i sulmuesit Ahmed Januzi te Llapi, i ka kushtuar jo pak skuadrës financiarisht.
Ahmed Januzi do të jetë lojtari më i paguar në Kosovë, por kjo nuk është e tëra.
Por krahas pagës së lartë, Januzi pritet të ketë edhe privilegje tjera.
Burime të mediave, bëjnë të ditur se sulmuesi 30 vjeçar do ketë edhe shofer personal të tij, gjatë tërë kampionatit sa do jetë pjesë e Llapit.
Januzi do të ketë edhe bonuse të tjera në kontratë nëse klubi ka suksese.
Sulmuesi vushtrrias kishte refuzuar ofertën e Prishtinës për vazhdimin e kontratës dhe atë të Dritës.