Cristiano Ronaldo ka pranuar se ai ka ëndërruar si fëmijë që të luajë për Juventusin dhe është ndjerë në mënyrë të pabesueshme në Torino teksa ka lëvduar atmosferën familjare në klub.
Transferimi prej 100 milionë eurosh plus bonuset dha një intervistë ekskluzive për Juventus TV pasi ju bashkua ekipit në stërvitje parasezonale.
“Unë ndihem shumë mirë. Gjithçka është mirë, testi ishte i mirë, njerëzit përreth stadiumimt, tifozët, njerëzit në stërvitje janë shumë të mirë me mua. Jam i kënaqur, jam i lumtur”, theksoi ai.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë befasoi të gjithë me vendimin për t’u larguar nga Reali dhe motivin prapa zgjedhjes së Juventusit.
“Klub i madh, para së gjithash është klub i madh. Që prej se isha fëmijë, e kam shikuar këtë ekipdhe kam thënë se shprsoj se dua të luaj një ditë aty Tash po luaj për një klub fantastik, një prej klubeve më të mëdha në botë. Jam i lumtur”.
“Nuk kam ndonjë moment preciz kur kam vendosur. Gjatë viteve, ne kemi luajtur disa herë ndaj Juventusit dhe kam ndjerë në mënyrë të veçantë se italianët e duan Cristianon”.
“Është klubi më i madh në Itali, një prje më të mëdhenjve në botë, kështu që ishte lehtë vendimi, pasi Juventusi është klub i pabesueshëm”, deklaroi Ronaldo.
Kur Reali luajti ndaj Juventusit dhe u kualifikua tutje në çerekfinale në ndeshjen e zhvilluar në Torino, Ronaldo shënoi një gol të pabesueshëm me gërshërë...
“E pabesueshme. Më kujtohet çdo ditë, kjo kurrë nuk më ndodhi më parë. Në Ligën e Kampionëve kundër Juves, në çerekfinale, ju shënoni një gol dhe shihni të gjithë në stadium duke ju duartrokitur. Ishte gjë e pabesueshme”.
“Jam ndjerë i befasuar. E kam ndjekur më pas këtë klub, më pëlqen klubi, por që nga ai moment i kam dashur edhe më shumë këta tifozë. Nuk dua të them se ishte momenti krucial, por secili detaj ndihmon. Natyrisht, ndihmon kur sheh njerëz si sti, tifozë dhe klub si ti, që ju ndjejnë ndryshe”, u shpreh ai.
Ronaldo i pyetur se si po ndihet me Serie A dhe debutimin si 33 vjeç, thotë se e ka ndjekur kampionatin.
“Unë e njoh kampionatin, pasi e kam ndjekur në televizion, por kurrë nuk kam luajtur më parë. Shpresoj se mund të adaptohem shpejt, por kam ardhur për sfidën në klubin më të madh në Itali, është interesante dhe shpresoj të startojmë sezonin sa më mirë”.
“Faleminderit për gjithçka, do të bëj më të mirën dhe do të fitojmë trofe bashkë”, përfundoi CR7.