Jose Mourinho është bërë temë kryesore në mediat botërore pas dy humbjeve radhazi në kampionatin anglez. 

Portugezi është në rrezik që të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Manchester United, nisur nga forma tejet e dobët e skuadrës.


Një statistikë interesante na shtyn të besojmë edhe më shumë se “The special one” do të shkarkohet. Sezoni i tretë ka qenë fatal për Mourinhon në vitet e fundit, sipas kësaj statistike: Me Chelsean në sezonin e tretë përfundoi në pozitën e dytë dhe u shkarkua në shtator. Me Real Madridin, nuk fitoi asnjë trofe në sezonin e tretë dhe u largua për tu rikthyer në Chelsea. Me Chelsean përsëri mbeti në pozitën e 16 për tu shkarkuar pas vetëm 16 ndeshjeve. Tashmë me United në sezonin e tretë ka startin më të dobët në histori të skuadrës dhe e ardhmja mbetet të shihet. Raportimet e fundit kanë bërë të ditur se bordi i United i ka dhënë besimin që të vazhdojë sezonin.

Previous Next