I riu i Real Madridit, Sergio Reguilon, raportohet se është promovuar në skuadrën e parë pasi shkëlqeu në 'International Champions Cup'.

21-vjeçari u paraqitë ndaj Manchester Unitedit dhe Juventusit në turneun para-sezonal të Realit në Amerikë dhe ai ra në sytë e trajnerit, Julen Lopetegui.




Sipas të përditshmes spanjolle, El Confidencial, mbrojtësi i majtë tani do të sfidojë për një vend në formacionin bazë.

Është thënë se tashmë Reguilon është më i favorizuar se Theo Hernandez në skuadrën e parë dhe se do të jetë zëvendësuesi i Marcelos në skuadër.

Më tutje thuhet se Hernandez mund t’i bashkohet Fulhamit në Premier League në një marrëveshje huazimi.

Reguilon ka luajtur 45 minuta ndaj ”Djajve të Kuq” në humbjen, 1-2, para se të luajë 90 minuta ndaj Juventusit.

Previous Next