Lojtari i Chelseat, Willian, është lidhur shumë me një largim të mundshëm të tij nga klubi i Chelseas. 

Madje së fundmi ai është përfshirë në një incident, ku persona të paidentifikuar kanë falsifikuar firmën e tij dhe e kanë nxjerrë në shitje mesfushorin.
Pas kësaj Wllian ka postuar në instagram një shkrim ku mohon gjithcka në lidhje me këtë ngjarje dhe madje do të merrte masa ligjore.
“Ditëve të fundit jam informuar se “një letër e FIFA-s për autorizimin e agjentit të lojtarit” ka qenë e nënshkruar në emrin tim, dhe ka qarkulluar nëpër tregun e afatit kalimtar të futbollit. Në këtë letër thuhej se agjenti im, Denirobson Dias, i ka dhënë autorizim Renee Pinheiro Anunciacaos për të më përfaqësuar mua deri më 15 gusht të vitit 2018 në klube angleze dhe franceze”, shkruan Willian.
“Unë dua ta qartësoj se unë nuk kam nënshkruar asnjëherë një letër të tillë, përmbajtjen e së cilës e mohoj plotësisht. Së fundi, pasi që ka prova të qarta se nënshkrimi im është falsifikuar ose të paktën keqpërsorur, unë i kam udhëzuar avokatët e mi që të vazhdojnë me të gjitha veprimet e nevojshme ligjore. Shpresoj se e kam qartësuar këtë problem dhe nuk ka mbetur asnjë keqkuptim tjetër” përfundon shkrimi i mesfushorit të Chelseas.

Previous Next